Kërcënon Trump: Nëse s’ka marrëveshje me Iranin, do hedhim në erë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Kërcënon Trump: Nëse s’ka marrëveshje me Iranin, do hedhim në erë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Donald Trump WASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nëse nuk ka një marrëveshje me Iranin, ata do ta ‘paguajnë’. Trump shprehet se nëse marrëveshja nuk arrihet shpejtë SHBA do të shkatërrojë plotësisht termocentralet e Iranit, fushat e naftës dhe ishullin Kharg. Më tej ai shprehet se Washingtoni është në bisedime serioze me një "regjim të ri dhe më të arsyeshëm". “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime serioze me një REGJIM TË RI DHE MË TË ARSYESHËM për t'i dhënë fund operacioneve tona ushtarake në Iran. Është bërë shumë përparim, por nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti - gjë që ndoshta do të arrihet - dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk "hapet për biznes" menjëherë, ne do ta përfundojmë...