Kërcënimi i Trump me tarifa për Groenlandën/ BE takim urgjent, mblidhen ambasadorët e vendeve të Unionit
Ambasadorët e BE-së do të zhvillojnë një takim urgjent këtë të diel në mbrëmje pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa për aleatët që janë kundër kërkesës së tij për marrjen e Groenlandës. Trump ka thënë se planifikon të rrisë taksat e importit për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda. “Një tarifë prej 10% do të zbatohet nga 1 shkurti dhe më vonë mund të rritet në 25%”, ka thënë presidenti amerikan. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se kërcënimi i Trumpit është “krejtësisht i gabuar”, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka quajtur atë “të papranueshëm”. Trumpi këmbëngul se SHBA duhet ta zotërojë Groenlandën për sigurinë kombëtare dhe nuk e ka...
Burimi:
top-channel.tv