‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët huamarrjeje dhe të sfidojë dollarin
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të krijojë një instrument të përbashkët huamarrjeje, siç janë euroobligacionet, për të sfiduar dominimin e dollarit amerikan dhe për të forcuar konkurrencën industriale evropiane. Deklarata u bë gjatë një interviste të publikuar në disa media evropiane, përfshirë Le Monde, Financial Times, Economist, El Pais dhe Kathimerini. Macron theksoi se BE-ja ka një nivel të ulët huamarrjeje krahasuar me SHBA-të dhe Kinën dhe se mospërdorimi i mundësive në investime teknologjike përbën një “gabim të madh”. Ai paralajmëroi gjithashtu për kërcënimet tregtare amerikane dhe nënvizoi rëndësinë e “preferencës evropiane” në sektorët strategjikë. Duke iu referuar incidentit të Groenlandës, Macron tha se kriza e fundit gjeopolitike tregon se Evropa është e kërcënuar dhe duhet të marrë masa për...
Burimi:
top-channel.tv