Këngëtari i njohur amerikan arrestohet për vrasjen e një vajze 14-vjeçare
Këngëtari amerikan D4vd është arrestuar nga autoritetet në Los Angeles nën dyshimin për vrasjen e një vajze adoleshente, e cila ishte raportuar e zhdukur vitin e kaluar. Sipas policisë, artisti, me emrin e vërtetë David Anthony Burke, po hetohej nga një juri e madhe për rastin e Celeste Rivas Hernandez, trupi i së cilës u gjet në një automjet Tesla në muajin shtator. Siç shkruan BBC, Departamenti i Policisë së Los Angeles bëri të ditur se 21-vjeçari po mbahet pa të drejtë lirimi me kusht, ndërsa çështja pritet t’i kalojë Prokurorisë së Qarkut të hënën. Rasti kishte ngjallur vëmendje të madhe që pas 8 shtatorit, kur trupi i dekompozuar i 14-vjeçares Celeste Rivas Hernandez u gjet në një depo automjetesh në Hollywood, pas raportimeve për erë të...
Burimi:
javanews.al