“Kemi më shumë armë se çdo shtet në botë!” SHBA hedh poshtë raportimet për shterim të municioneve
Pas ditësh bombardimesh pa ndërprerje, sinjale zbutjeje vijnë nga lufta SHBA-Iran. Republika Islamike deklaroi se do të ndërpriste sulmet për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara do të bënin të njëjtën gjë. Pas 13 netësh sulmesh intensive ajrore kundër Iranit, Pentagoni pezulloi fushatën të premten dhe, prej atëherë, nuk janë raportuar më bombardime. Teherani, që po ashtu ka ndalur zjarrin gjatë fundjavës, tha përmes një zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters se pozicioni i tij mbetet “sulm për sulm”. Megjithatë, situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e tensionuar, teksa Garda Revolucionare deklaroi të dielën se kishte ndaluar gjashtë anije. Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, tha për Fox News se vendimi për ndërprerjen e luftimeve ishte marrë për t’i dhënë më shumë kohë diplomacisë. “Siç...
Burimi:
javanews.al