Kaos në tregun e naftës, çmimi arrin nivelin më të lartë dyvjeçar: Nëse konflikti vijon, prodhimi mund të ndalet

Kaos në tregun e naftës, çmimi arrin nivelin më të lartë dyvjeçar: Nëse konflikti vijon, prodhimi mund të ndalet

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet, pasi ministri i Energjisë i Katarit paralajmëroi se prodhimi i naftës dhe gazit në Gjirin Persik mund të ndalet brenda pak ditësh për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Nafta bruto Brent u rrit me mbi 9% të premten, duke arritur në rreth 93 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga vjeshta e vitit 2023. Paralajmërimi u bë nga ministri i energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, i cili tha se përshkallëzimi i konfliktit mund të ketë pasoja serioze për ekonominë globale. Sipas tij, nëse lufta në rajon vazhdon për disa javë, çmimi i naftës mund të arrijë deri në 150 dollarë për fuçi,...