Kaos në Beograd, policia përplaset me studentët që kërkojnë largimin e Vuçiçit

Kaos në Beograd, policia përplaset me studentët që kërkojnë largimin e Vuçiçit

Tensione dhe përplasje janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Beograd, ku mijëra protestues të udhëhequr nga studentët dolën sërish në rrugë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe largimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç pas 12 vitesh në pushtet. Ky i fundit është akuzuar nga kritikët se ka konsoliduar pushtetin dhe ka minuar kontrollin dhe balancat demokratike. Lëvizja protestuese ka nisur pas tragjedisë së ndodhur në nëntor 2024 në qytetin Novi Sad, ku shembja e një strukture betoni në një stacion hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave. Tragjedia ndodhi pas rikonstruksionit të stacionit në kuadër të një projekti të financuar nga Kina dhe u konsiderua nga opinioni publik si pasojë e korrupsionit dhe mungesës së kontrollit shtetëror. Çfarë ndodhi në protestën e fundit? Sipas raporteve të...

TË FUNDIT

MË SHUMË