Kanceri i mitrës/ Vaksina HPV, arritje historike në Australi
Australia po shkon drejt një arritjeje historike në shëndetësi, duke synuar të bëhet vendi i parë në botë që eliminon kancerin e qafës së mitrës si problem publik deri në vitin 2035, madje ndoshta edhe më herët. Suksesi i Australisë bazohet në një strategji të fuqishme të shëndetit publik. Që nga viti 2007, vendi ka zbatuar një program kombëtar vaksinimi me vaksinën Gardasil, e zhvilluar nga shkencëtarë australianë, ndërsa që nga viti 2013 vaksinimi përfshin edhe djemtë. Paralelisht, sistemi i avancuar i depistimit ka kaluar nga testi tradicional Pap në testimin më të saktë për HPV, i cili kryhet çdo pesë vjet. Rezultatet janë të dukshme: që nga viti 1982, rastet dhe vdekshmëria nga ky kancer janë përgjysmuar. Qe prej vitit 2021 nuk eshte rregjistruar...
Burimi:
opinion.al