Kancelari Merz: BE ka bërë edhe gabimet e veta, nuk ka pranuar asnjë anëtar të ri prej 13 vitesh
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat se Bashkimi Europian duhet të tregojë se është i gatshëm për zgjerim, duke pranuar se vonesat e viteve të fundit nuk janë përgjegjësi vetëm e vendeve kandidate. “Kjo pjesë e Europës është pjesë e Bashkimit Europian në të ardhmen dhe nëse nuk kemi pranuar asnjë vend të ri për 13 vjet, mund të themi se BE-ja ka bërë edhe gabimet e veta”, u shpreh Merz para gazetarëve. Ai tha se zgjerimi europian është vonuar prej vitesh dhe se këtë çështje e ka diskutuar edhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Sipas tij, Gjermania dhe Franca kanë paraqitur një propozim konkret për hapat e ardhshëm që duhet të ndjekin vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit. “Kemi...
Burimi:
javanews.al