“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

Ushtria greke është tronditur nga një skandal, ku një kolonel i Forcave Ajrore u arrestua për spiunazh, pasi i shiste të dhëna sensitive nga NATO, Kinës. Familjarë dhe miq shprehen të tronditur pas arrestimit të 54-vjeçarit. Një i afërm i tij thotë se nuk e besojnë përfshirjen, duke e përshkruar si një njeri të thjeshtë, shoqëror dhe pa interesa luksi. Sipas tyre, koloneli kishte shfaqur interes për teknologjinë kineze, kishte udhëtuar vetëm drejt Pekinit dhe po mësonte gjuhën kineze, gjë që familja e konsideronte si interes akademik. “Pyesim veten nëse është kërcënuar apo implikuar nga dikush tjetër”, shprehen të afërmit. Hetimet nisën pas informacioneve të CIA-s, e cila sinjalizoi se Kina kishte pasur qasje në dosje të klasifikuara të NATO-s. Autoritetet greke të inteligjencës identifikuan...