Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati për të mirëpresë kreun e ri britanik dhe qenin e tij
Një nga banorët më të njohur të Downing Street 10, macja Larry, pritet të ketë së shpejti një shok të ri. Pas zgjedhjes së kryeministrit të ri britanik, Andy Burnham, në rezidencën zyrtare mund të zhvendoset edhe qeni i tij, Axel, duke krijuar një bashkëjetesë të pazakontë mes dy kafshëve. Larry jeton në Downing Street që nga viti 2011, kur u adoptua nga strehëza Battersea Dogs & Cats Home për të luftuar problemin e minjve në godinë. Me kalimin e viteve, ai është kthyer në një simbol të politikës britanike, duke “shërbyer” gjatë mandateve të gjashtë kryeministrave dhe duke qenë i pranishëm në disa prej ngjarjeve më të rëndësishme politike të Mbretërisë së Bashkuar. Nëse Axel zhvendoset në Downing Street, specialistët këshillojnë që njohja mes...
Burimi:
vizionplus.tv