“Jemi marrë vesh me NATO-n për Groenlandën”, Trump anulon tarifat ndaj shteteve europiane

“Jemi marrë vesh me NATO-n për Groenlandën”, Trump anulon tarifat ndaj shteteve europiane

Bota E Enjte, 22 Janar 2026 09:39 Trump ka deklaruar se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Në një postim në Truth Social, ai tha se, bazuar në një “takim shumë produktiv” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ata “kanë formuar kuadrin e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën”. Ai u shpreh: “Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë një shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet e NATO-s. Bazuar në këtë mirëkuptim, nuk do të vendos tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Po zhvillohen diskutime shtesë lidhur me ‘Kupolën e Artë’, ashtu siç lidhet ajo me Groenlandën”. Trump shtoinse...