“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në takimin që ka zhvilluar me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan ka hedhur akuza të rëndë për paktin ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Duke folur për këtë aleancë ushtarake Presidenti serb tha se ajo përbën një kërcënim për Serbinë dhe popullin serb. “Nuk është çështje ndërtimi fabrikash, është bashkëpunim ushtarako-teknik dhe ajo për të cilën po flasim është një aleancë ushtarake. Kur takohen shefat e shtabeve nuk flasin për prokurimin, por për strategjinë dhe taktikat e veprimit ushtarak, si të sulmohet, si të mbrohet. Kur thonë se nuk është kërcënim, çdo aleancë ushtarake është një kërcënim dhe drejtohet kundër dikujt. Duhej të përfshihej Prishtina, sepse është një kërcënim për Serbinë. Është një kërcënim i madh për Serbinë...