“Jemi dakord për Sirinë dhe Iranin, por…”, Trump publikon mesazhin nga Macron për Greolandën

“Jemi dakord për Sirinë dhe Iranin, por…”, Trump publikon mesazhin nga Macron për Greolandën

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një pamje ekrani që, sipas tij, është një mesazh i dërguar nga presidenti francez Emmanuel Macron, ku vihet në dyshim politika e SHBA-ve ndaj Groelandës. Krahas mbishkrimit “Shënim nga Presidenti Emmanuel Macron i Francës”, në mesazhin e publikuar thuhet: “Miku im, jemi plotësisht dakord për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën.” Publikimi i mesazhit vjen në një klimë të tensionuar mes dy liderëve. Ditët e fundit, Macron e ka cilësuar si “të papranueshëm” kërcënimin e Trump për tarifa lidhur me Groenlandën dhe ka refuzuar ftesën për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes” për rindërtimin e Gazës. I pyetur për këtë refuzim, Trump u shpreh...