JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Trump për Iranin
Një bisedë telefonike e tensionuar është zhvilluar të hënën mes zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raportoi Axios. Sipas raportimit, Vance ka kritikuar ashpër Netanyahun, duke e akuzuar se i ka “shitur” presidentit Donald Trump idenë e një lufte “të lehtë” kundër Iranit. Sipas burimeve, Vance ka vënë në dyshim mënyrën se si Netanyahu e kishte paraqitur si shumë të mundshme një ndryshim regjimi në Iran. “Para luftës, Bibi ia kishte prezantuar presidentit si diçka të lehtë, duke e bërë ndryshimin e regjimit të dukej shumë më i arritshëm sesa ishte realisht. Zëvendëspresidenti kishte një pasqyrë të qartë për disa nga këto deklarata”, citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan për Axios, duke përdorur nofkën e Netanyahut. Pas telefonatës, një tjetër zyrtar amerikan deklaroi se Izraeli po minon...
Burimi:
opinion.al