Japonia drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministrja premton pezullimin e taksës për ushqimet
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ka premtuar pezullimin për dy vite të taksës 8% mbi ushqimet, në një përpjekje për të lehtësuar koston e jetesës për qytetarët. Gjatë një konferencë për shtyp, Takaichi deklaroi se heqja e përkohshme e taksës mbi ushqimet synon të zbusë ndikimin e rritjes së çmimeve mbi familjet japoneze. Ajo theksoi se qeveria nuk do të marrë borxh për ta financuar këtë masë, por do të rishikojë subvencionet ekzistuese dhe politikat fiskale. Japonia aktualisht aplikon një taksë konsumi prej 8% për ushqimet dhe 10% për mallra e shërbime të tjera, të ardhura që shkojnë kryesisht për përballimin e kostove sociale në një vend me popullsi në plakje të shpejtë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se një...
Burimi:
top-channel.tv