Izraeli zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin Bet
Shërbimet izraelite të sigurisë kanë marrë informacion për një kërcënim të mundshëm të lidhur me Iranin ndaj ish-kreut të Shin Bet, Ronen Bar. Sipas raportimeve të mediave izraelite, pas alarmit të sigurisë, Ronen Bar dhe bashkëshortja e tij, Dafna Bar-Agassi, u larguan menjëherë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u kthyen në Izrael. Burime për Channel 13 kanë bërë të ditur se evakuimi i çiftit u krye pas një paralajmërimi për një kërcënim të mundshëm iranian ndaj ish-kreut të shërbimit të sigurisë. Ronen Bar dhe bashkëshortja e tij kishin marrë pjesë së fundmi në një konferencë të fokusuar në çështjet e sigurisë në Emirate, ku raportohet se ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të sigurisë dhe inteligjencës nga vende të ndryshme. Megjithatë, një burim...
Burimi:
vizionplus.tv