Izraeli urdhëron evakuime, paralajmëron sulme të reja në jug të Libanit

Izraeli urdhëron evakuime, paralajmëron sulme të reja në jug të Libanit

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të më shumë se gjashtë fshatrave në jug të Libanit që të evakuohen menjëherë këtë të shtunë, përpara sulmeve të pritshme kundër Hezbollahut, pavarësisht armëpushimit me Libanin që synon ndalimin e luftimeve. “Në dritën e shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga organizata terroriste Hezbollah, IDF është e detyruar të veprojë me forcë kundër saj”, shkroi në X zëdhënësi në gjuhën arabe i ushtrisë izraelite, duke listuar nëntë fshatra. “Për sigurinë tuaj, duhet të largoheni menjëherë nga shtëpitë tuaja dhe të qëndroni larg fshatrave dhe qyteteve në një distancë jo më pak se 1,000 metra, drejt zonave të hapura”, shtoi ai. Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit në fuqi që prej mesit të prillit, forcat izraelite dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer...