Izraeli urdhëron civilët të largohen menjëherë nga Libani jugor përpara “veprimit ushtarak”
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) u kanë bërë thirrje civilëve që jetojnë në jug të lumit Litani në Liban që të shkojnë menjëherë në veri të lumit, përpara një "veprimi ushtarak" kundër Hezbollahut në zonë. "Për sigurinë tuaj, duhet të largoheni menjëherë nga shtëpitë tuaja", paralajmëron IDF. Në deklaratë thuhej se kushdo që është pranë “operativëve të Hezbollahut, objekteve ose armëve të tyre po e vë jetën e vet në rrezik”. “Çdo ndërtesë ose shtëpi e përdorur nga Hezbollahu për qëllime ushtarake është një objektiv legjitim dhe mund të sulmohet”, thuhet në deklaratë.
Burimi:
syri.net