Izraeli transferon aktivistët e ndaluar nga flotilja e Gazës drejt Greqisë

Izraeli transferon aktivistët e ndaluar nga flotilja e Gazës drejt Greqisë

Izraeli ka ndryshuar vendimin e tij fillestar dhe do t’i dorëzojë aktivistët e ndaluar nga flotilja humanitare “Global Sumud Flotilla” drejt Greqisë, në vend që t’i çojë në territorin izraelit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar pas marrëveshjes me Athinën. Aktivistët u ndaluan gjatë natës së kaluar (29-30 prill 2026) në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit grek të Kretës, ndërsa po përpiqeshin të lundronin drejt Gazës për të thyer bllokadën detare izraelite dhe për të dorëzuar ndihma humanitare. Sipas burimeve izraelite, rreth 175 aktivistë nga më shumë se 20 anije u ndaluan dhe u transferuan në një anije izraelite. Fillimisht, autoritetet izraelite kishin deklaruar se ata do të çonin në Izrael për procedurat e deportimit. Por pas një marrëveshjeje...