Izraeli: Sulmet ndaj Iranit do të intensifikohen

Izraeli: Sulmet ndaj Iranit do të intensifikohen

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar ditën e sotme se sulmet kundër Iranit nga vendi i tij dhe SHBA-të do të shtohen gjatës kësaj jave. “Këtë javë, intensiteti i sulmeve që do të kryhen nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) dhe ushtria amerikane kundër regjimit terrorist iranian dhe infrastrukturës në të cilën ai mbështetet do të rritet ndjeshëm“, tha Katz. Ai u shpreh se sulmet do të synonin udhëheqësit e Iranit, me qëllim “prerjen e kokës së komandantëve të tij dhe shkatërrimin e aftësive të tij strategjike” dhe kështu eliminimin e të gjitha kërcënimeve të paraqitura nga Irani ndaj interesave izraelite dhe amerikane në rajon. Komentet e tij erdhën menjëherë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se po mendonte për “qetësimin” e ofensivës kundër Iranit. Megjithatë, fakti që SHBA-të...