Izraeli shkatërron zyrën e Kombeve të Bashkuara në Jerusalem
Izraeli ka filluar prishjen e zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerusalem, pasi qeveria atje më parë vendosi kufizime për organizatat humanitare që ofrojnë ndihmë për palestinezët. UNRWA, Agjencia e Ndihmës dhe Punës së OKB-së , tha në rrjetin social X se forcat izraelite konfiskuan pajisjet e stafit dhe i detyruan ata të largoheshin nga selia e tyre në lagjen Sheikh Jarrah. "Ky është një sulm i paprecedentë dhe jo vetëm ndaj UNRVA-s dhe ambienteve të saj. Kjo përfaqëson një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe të privilegjeve dhe imuniteteve të Kombeve të Bashkuara", thuhet në deklaratë. Izraeli e ka dënuar prej kohësh UNRWA-n për atë që e quan prirje pro-palestineze dhe e ka akuzuar atë për lidhje me Hamasin - të cilat i ka mohuar.
Burimi:
syri.net