Izraeli: Sanksionet e BE, të nxitura nga agjendat politike janë të papranueshme!
"Izraeli e kundërshton me vendosmëri, vendimin për të sanksionuar qytetarë dhe organizata izraelite. BE-ja e bëri zgjedhjen e saj në mënyrë arbitrare, bazuar në pikëpamjet e saj politike dhe pa asnjë bazë.” Kjo ishte deklarata e bërë nga ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar në X, duke iu përgjigjur marrëveshjes së arritur në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së mbi sanksionet kundër kolonëve të dhunshëm izraelitë. "Krahasimi që BE ka zgjedhur të bëjë midis qytetarëve izraelitë dhe terroristëve të Hamasit është gjithashtu i papranueshëm, një ekuivalencë morale plotësisht e shtrembëruar. Izraeli gjithmonë ka mbrojtur të drejtën e hebrenjve për t'u vendosur në zemër të atdheut tonë." Israel firmly rejects the decision to impose sanctions on Israeli citizens and organizations.The European Union has chosen, in...
Burimi:
syri.net