Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake, shmang zgjedhjet e parakohshme
Parlamenti izraelit ka miratuar buxhetin e vitit 2026, duke i dhënë prioritet të fortë shpenzimeve për mbrojtjen. Vendimi shmang rënien automatike të qeverisë së Netanyahut. Por opozita e cilëson buxhetin si “vjedhjen më të madhe” në historinë e vendit. Parlamenti i Izraelit ka miratuar në orët e para të mëngjesit buxhetin për vitin 2026, një vendim kyç që shmang rënien automatike të qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Buxheti u votua me 62 vota pro dhe 55 kundër, duke kaluar në një moment kritik për vendin, i cili është i përfshirë në disa fronte lufte. Totali i shpenzimeve arrin në rreth 850 miliardë shekelë, ose afro 270 miliardë dollarë, me një rritje të fortë të financimit për mbrojtjen. Vetëm për ushtrinë janë shtuar mbi...
Burimi:
top-channel.tv