Izraeli paralajmëron zgjerim të operacionit, IDF: Trupat tokësore do të pushtojnë zona të tjera strategjike në Liban

Izraeli paralajmëron zgjerim të operacionit, IDF: Trupat tokësore do të pushtojnë zona të tjera strategjike në Liban

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se ai dhe kryeministri Benjamin Netanyahu kanë autorizuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të “përparojnë dhe të pushtojnë zona të tjera strategjike në Liban”. Sipas deklaratës, lëvizja synon parandalimin e zjarrit ndaj komuniteteve kufitare izraelite dhe forcimin e sigurisë në veri të vendit. Katz theksoi se IDF po vepron me forcë kundër objektivave të Hezbollahut në Liban, duke shtuar se organizata “po paguan dhe do të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për sulmin ndaj Izraelit”. Ministri i Mbrojtjes nënvizoi se Izraeli është i vendosur të mbrojë komunitetet kufitare, duke përmendur në veçanti zonën e Galilea. “Ne u premtuam siguri komuniteteve të Galilesë dhe kjo është ajo që do të përmbushim”, deklaroi ai. Zhvillimi sinjalizon...