Izraeli paralajmëron Libanin: Do të paguani “çmim të lartë” nëse vazhdojnë sulmet e Hezbollahut
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi se Libani do të paguajë një “çmim shumë të lartë” nëse Hezbollahu vazhdon sulmet ndaj Izraelit. Në një deklaratë të transmetuar nga mediat izraelite, Katz theksoi se Izraeli nuk do të lejojë sulme ndaj trupave apo komuniteteve të tij nga territori libanez dhe shtoi se banorët izraelitë nuk do të evakuohen nga zonat e tyre. Ai i dërgoi gjithashtu një mesazh presidentit të Libanit, Joseph Aoun, duke theksuar se nëse Izraeli duhet të zgjedhë mes mbrojtjes së civilëve dhe ushtarëve të tij apo mbrojtjes së Libanit, atëherë do të zgjedhë pa hezitim sigurinë e qytetarëve dhe forcave të veta. Sipas Katz, në këtë rast qeveria libaneze dhe vetë Libani do të përballen me pasoja të rënda. Tensionet...
Burimi:
top-channel.tv