Izraeli paralajmëron evakuim urgjent në jug të Libanit pas shkeljes së armëpushimit
Ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim urgjent sot (e martë) për banorët e më shumë se një duzine fshatrash dhe qytetesh në Libanin jugor, duke i nxitur ata të evakuohen menjëherë drejt veriut. Paralajmërimi, i shpërndarë nga zëdhënësi i ushtrisë në gjuhën arabe Avichay Adraee, theksonte se veprimi ishte i domosdoshëm për shkak të shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga milicia e Hezbollahut. “IDF nuk ka ndërmend t’ju dëmtojë dhe, për shkak të shqetësimit për sigurinë tuaj, ju kërkohet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të largoheni drejt Distriktit të Sidonit”, shkroi Adraee, duke paralajmëruar se kushdo që gjendet pranë elementëve të Hezbollahut apo mjeteve të tyre luftarake rrezikon jetën. Paralajmërimi erdhi pasi ushtria izraelite zgjeroi sulmet ndaj Libanit të hënën, ku autoritetet raportuan katër të...
Burimi:
javanews.al