Izraeli miraton buxhet 270 milionë $ për rrugët e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor

Izraeli miraton buxhet 270 milionë $ për rrugët e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor

Qeveria e Izraelit miratoi buxhet prej rreth 270 milionë dollarësh për të ndërtuar rrugë që lidhin vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar, raportoi sot gazeta "Haaretz". E përditshmja tha se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi mbi 1 miliard shekel (rreth 270 milionë dollarë) për të ndërtuar rrugë që lidhin vendbanimet e reja në territorin e pushtuar. Në fazën e parë, rreth 3 milionë shekel (rreth 1 milion dollarë) do të ndahen për të përgatitur planin dhe për të përfunduar punën fillestare të projektimit, e cila do t'i paraqitet qeverisë për miratim brenda 45 ditëve, shkruan "Haaretz", duke cituar një deklaratë qeveritare. Deklarata tha se financimi për punën e zhvillimit do të sigurohet si një ndarje shtesë nga buxheti i Ministrisë së Financave...