Izraeli masakër në Liban, vret 51 persona në orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë e Libanit njofton se sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar vdekjen e 51 personave, përfshirë dy punonjës shëndetësorë. Ministria thekson se “armiku izraelit vazhdon të shkelë ligjet ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke kryer krime ndaj mjekëve”, duke goditur drejtpërdrejt dy pika të Autoritetit Shëndetësor në Qalauiya dhe Tibnin, në rrethin Bint Jbeil, gjatë dy sulmeve. Që nga fillimi i operacionit të ri ushtarak izraelit më 2 mars, Ministria raporton se 2,846 njerëz kanë humbur jetën në të gjithë vendin. Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 103 punonjës shëndetësorë libanezë kanë vdekur dhe 230 janë plagosur në mbi 130 sulme izraelite. Ali Safiuddin, drejtori i Mbrojtjes Civile në Tyre, deklaroi për Al Jazeera: “Jemi nën kërcënim çdo sekondë, çdo ditë....
Burimi:
javanews.al