Izraeli kundër kreut të OKB: Na vendosi në të njëjtën listë me Hamasin

Izraeli kundër kreut të OKB: Na vendosi në të njëjtën listë me Hamasin

Izraeli ka ndërprerë të gjitha kontaktet me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, pasi vendi u përfshi në një listë të OKB-së që lidhet me dhunën seksuale në zonat e konfliktit. Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, e cilësoi vendimin si “skandaloz”, duke deklaruar se Izraeli po akuzohet padrejtësisht për përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte. “Ne kemi mbaruar me këtë sekretar të përgjithshëm,” tha Danon në një video të publikuar në platformën X. Ai kritikoi raportin e ardhshëm të zyrës së Guterres, duke thënë se vendosja e Izraelit dhe Hamas në të njëjtën listë është “e papranueshme”. Ministria e Jashtme e Izraelit e quajti përfshirjen e vendit në listën e OKB-së “të turpshme dhe absurde”, ndërsa misioni izraelit në OKB...