Izraeli godet depot e naftës në Iran, tymi i zi mbulon qiellin e Teheranit (VIDEO)

Izraeli godet depot e naftës në Iran, tymi i zi mbulon qiellin e Teheranit (VIDEO)

Foto nga Irani IRAN- Një re e dendur tymi të zi ka mbuluar qiellin e Teheranit pas sulmeve të kryera nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ndaj objekteve të naftës. Situata në kryeqytetin iranian mbetet e tensionuar, ndërsa qytetarët raportojnë shpërthime të forta dhe zjarre të mëdha gjatë natës. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, në shënjestër janë vendosur katër depo për ruajtjen e naftës dhe një qendër transferimi të produkteve të naftës në provincat Teheran dhe Alborz. Kjo shënon dhe goditjen e parë ndaj impianteve industriale të naftës të Iranit që nga fillimi i konfliktit SHBA- Izrael kundër Iranit. Ndërkohë, sipas raportimeve të BBC, në vend është ndërprerë qasja në internetin global. Shumë qytetarë nuk mund të lidhen me rrjetet ndërkombëtare pa përdorur...