Iu nënshtrua kontrollit mjekësor, Trump: Gjithçka ishte perfekt, po kthehem në Shtëpinë e Bardhë

Iu nënshtrua kontrollit mjekësor, Trump: Gjithçka ishte perfekt, po kthehem në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se ka përfunduar një kontroll gjashtëmujor dhe tha se rezultatet treguan se shëndeti i tij ishte “perfekt”. “Sapo përfundova kontrollin tim gjashtëmujor në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed. Gjithçka ishte perfekte. Faleminderit mjekëve dhe stafit të shkëlqyer! Po kthehem në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth. Gjatë një vizite në Spitalin Walter Reed në tetor 2025, kur iu nënshtrua një diagnostikimi të detajuar kardiovaskular, Trump tha se testi nuk tregoi anomali, por më vonë tha se i vinte keq që zbuloi rezultatet e ekzaminimit sepse kishte ngjallur spekulime rreth shëndetit të tij, raportoi Reuters. Kohët e fundit, fotot që tregojnë mavijosje ose njolla në duart e tij kanë ngritur pyetje të tjera,...