Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale
Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri për inteligjencën artificiale, duke vendosur për herë të parë një kuadër të qartë rregullator për përdorimin e saj në fusha të ndjeshme si siguria publike, drejtësia dhe arsimi. Masat e reja u miratuan nga Këshilli i Ministrave dhe synojnë të përshtatin institucionet italiane me zhvillimet e shpejta teknologjike, duke vendosur njëkohësisht kufizime dhe garanci për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi theksoi se inteligjenca artificiale do të përdoret edhe nga forcat e rendit, por siguroi se teknologjia nuk do të shndërrohet në një instrument mbikëqyrjeje masive. “Ky nuk do të jetë një Big Brother”, deklaroi ai, duke nënvizuar se përdorimi i inteligjencës artificiale duhet të jetë në përputhje me mbrojtjen e privatësisë...
Burimi:
vizionplus.tv