Italia do të dërgojë ndihmë në vendet e Gjirit pas sulmeve iraniane, Meloni: Duhet të mbrojmë njerëzit tanë

Italia do të dërgojë ndihmë në vendet e Gjirit pas sulmeve iraniane, Meloni: Duhet të mbrojmë njerëzit tanë

Italia planifikon të dërgojë ndihmë për mbrojtjen ajrore në vendet e Gjirit Persik, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe sulmeve ajrore iraniane në rajon. Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila tha se Roma po shqyrton mbështetje konkrete për vendet e Gjirit, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore. “Ashtu si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, Italia synon të dërgojë ndihmë në vendet e Gjirit, konkretisht në fushën e mbrojtjes dhe në veçanti në mbrojtjen ajrore”, deklaroi Meloni në një intervistë. Sipas saj, vendimi lidhet jo vetëm me marrëdhëniet e mira me vendet e rajonit, por edhe me nevojën për të mbrojtur qytetarët italianë dhe trupat ushtarake të dislokuara atje. “Kjo nuk ndodh vetëm sepse ato janë kombe miqësore, por mbi...