Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro
Italia po planifikon të ndihmojë vendet e Gjirit me mbrojtje ajrore në kundërpërgjigje të sulmeve iraniane. Këtë e tha kryeministrja Georgia Meloni, teksa theksoi shqetësimin e Romës për sigurinë e qytetarëve dhe trupave të vet në rajon dhe po ashtu për sigurinë energjetike. “Ashtu si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, Italia synon të dërgojë mbështetje për vendet e Gjirit, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore”, tha Meloni për stacionin radiofonik të RTL, të enjten. Ajo argumentoi se lëvizja nuk kishte të bënte vetëm me lidhjet diplomatike, por edhe prezencën e italianëve në terren. Sipas Melonit, rreth 2 mijë trupa italiane janë të stacionuara në rajon. Sa i përket mundësisë së përdorimit të bazave amerikane në tokën italiane, kryeministrja tha se vendi i saj dhe...
Burimi:
javanews.al