Itali/ Makina përplas këmbësorët, disa të plagosur

Itali/ Makina përplas këmbësorët, disa të plagosur

Një makinë me shpejtësi të lartë ka goditur mbi dhjetë këmbësorë në Modena të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, brenda zonës së trafikut të kufizuar, në qendrën historike të qytetit. Shtatë persona u plagosën, dy në gjendje të rëndë. Shoferi, i cili u arrestua, është Salim el Koudri. 31-vjeçari, i lindur në Bergamo, jeton në Modena. Sipas mediave italiane, ai kreu këtë sulm ndaj kalimtarëve të pafajshëm “sepse ndihej i bullizuar”. Pasi makina me të cilën përplasi këmbësorët, agresori u largua në këmbë dhe, ndërsa ikte goditi një kalimtar me thikë. I riu u ndalua nga forcat e rendit, me ndihmën e disa qytetarëve. Siç shpjegon policia lokale, këtë pasdite, në Via Emilia Centro në Modena, një makinë që ecte me shpejtësi...