Itali/ Dështimi i reformës në drejtësi, “tërmet” në qeverinë Meloni, dorëhiqen zyrtarë të lartë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pranuar dorëheqjen e zv.ministrit të Drejtësisë Andrea Delmastro dhe të Giusi Bartolozzi, përgjegjëse e kabinetit të ministrit të Drejtësisë. Dy dorëheqjet konsiderohen si pasojë indirekte e rezultatit negativ të referendumit për reformën në sistemin gjyqësor dhe, sipas burimeve, janë kërkuar nga vetë Meloni. Delmastro dha dorëheqjen pasi u zbulua se në të kaluarën kishte hapur një restorant me vajzën e një personi të lidhur me Mafian, ndërsa Bartolozzi kishte shkaktuar reagime gjatë fushatës së referendumit duke krahasuar gjyqtarët me “skuadra pushkatimi”. Ndërkohë, kryeministrja italiane ka shprehur dëshirën që të njëjtin hap ta ndjekë edhe ministrja e Turizmit Daniela Santanchè, e cila është dërguar për gjykim për falsifikim bilanci të një kompanie private dhe po hetohet për një çështje mashtrimi ndaj...
Burimi:
vizionplus.tv