Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon

Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon

Lil Jon ka konfirmuar vdekjen e djalit të tij 27-vjeçar, Nathan Smith, pas zhdukjes së tij, ndërsa pritet që trupi i tij të identifikohet nëse i përket një burri të vdekur të gjetur në një liqen. Djali i reperit amerikan ishte zhdukur që nga e marta, 3 shkurt. Policia njoftoi se identifikimi pritet të përfundojë zyrtarisht nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Fulton. Në një deklaratë të lëshuar të premten, Departamenti i Policisë së Milton tha se, pasi Nathan Smith u raportua i zhdukur, u përcaktua se ai “kishte lënë banesën e tij në rrethana të pazakonta”, gjë që çoi në nisjen e menjëhershme të një hetimi të gjerë. Kur kërkimi nuk dha rezultate, autoritetet e zgjeruan kërkimin në një liqen në Parkun Mayfield,...