Ishte vjedhur nga tempulli e ishte dërguar në New York, statuja e Budës rikthehet në Nepal

Ishte vjedhur nga tempulli e ishte dërguar në New York, statuja e Budës rikthehet në Nepal

Në Nepal është përjetuar një moment i rëndësishëm kulturor dhe shpirtëror pasi një statujë e Budës e shekullit XIII, e cila ishte vjedhur dekada më parë nga një tempull në Kathmandu, është kthyer dhe është vendosur sërish në vendin origjinal. Statuja e shenjtë u transportua me ceremoni tradicionale dhe u rikthye në tempullin e saj në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, mes muzikës rituale dhe pjesëmarrjes së besimtarëve. Sipas autoriteteve nepaleze, statuja ishte marrë në vitet 1980 nga një tempull lokal dhe më vonë kishte përfunduar në Nju Jork, në një qendër kulturore të quajtur Tibet House US, ku ishte dorëzuar nga një murg i panjohur. Pas viteve hetimesh dhe negociatash për kthimin e artefakteve të vjedhura, ajo u riatdhesua në vitin 2022. Ceremonia e rikthimit...