Ishte nisur nga Izmiri drejt Antalias/ Autobusi përplaset e më pas shpërthen në flakë, 8 viktima dhe 33 të plagosur në Turqi

Ishte nisur nga Izmiri drejt Antalias/ Autobusi përplaset e më pas shpërthen në flakë, 8 viktima dhe 33 të plagosur në Turqi

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku një autobus u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 33 të tjerëve. Mes viktimave ishte një foshnjë 9-muajshe, babai i saj, si dhe shoferi 50-vjeçar i autobusit. Sipas mediave lokale, automjeti i kompanisë turistike Pamukkale u përplas me barrierat mbrojtëse në provincën e Denizlit rreth orës 01:40 sipas kohës lokale. Në autobus udhëtonin 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit, ndërsa po kryente linjën nga Izmiri drejt Antalias. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Top Channel