Ishte nisur drejt Gazës, forcat izraelite ndalojnë flotiljen humanitare pranë Kretës, 175 aktivistë të arrestuar
Forcat izraelite kanë ndaluar një flotilje anijesh që transportonte ndihma për Gazën pranë ishullit të Kretës. 175 aktivisët u ndaluan informon Ministria e Jashtme e Izraelit. Organizatorët e “Global Sumud Flotilla” (GSF) e kanë cilësuar ndërhyrjen si “pirateri”, duke shtuar se ndalimi është kryer në ujëra ndërkombëtare, rreth 965 kilometra larg Gazës. Sipas GSF, forcat izraelite kanë hipur në anije, kanë çaktivizuar disa prej tyre dhe kanë ndërprerë komunikimet gjatë një operacioni që e quajnë “sulm i dhunshëm”. Ata pretendojnë se mbi 180 civilë nga vende të ndryshme janë ndaluar, ndërsa disa anije janë lënë të dëmtuara në det. Nga ana e saj, Izraeli deklaron se operacioni është kryer në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe se ndalimi ishte i nevojshëm për të parandaluar shkeljen e bllokadës detare ndaj Gazës. Autoritetet izraelite...
Burimi:
syri.net