Ishte i përfshirë në qindra email-e të shkëmbyera me Epstein, jep dorëheqjen kreu i operatorit global të porteve ‘DP World’
Kreu i operatorit global të porteve DP World, Sultan Ahmed bin Sulayem, është larguar nga posti i kryetarit dhe drejtorit ekzekutiv pas rritjes së presionit për lidhjet e tij me financierin amerikan të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein. Dorëheqja vjen pasi dokumente të publikuara së fundmi zbuluan se Sulayem ka shkëmbyer qindra email-e me Epstein gjatë një periudhe rreth dhjetëvjeçare, që nga viti 2007. Në një njoftim zyrtar, DP World bëri të ditur se Essa Kazim është emëruar kryetar i ri i kompanisë, ndërsa Yuvraj Narayan do të mbajë postin e drejtorit ekzekutiv. Sipas analizës së dokumenteve, email-et tregojnë se Sulayem dhe Epstein kishin një marrëdhënie të afërt, duke diskutuar rregullisht për plane udhëtimi, ide biznesi, çështje personale dhe prezantime me figura të njohura...
Burimi:
top-channel.tv