Ishin në fluturim bashkë me gruan e infektuar me hantavirus që ndërroi jetë/ Katër turistë kalojnë tranzit në Romë, vihen në lëvizje autoritetet shëndetësore italiane
Katër persona që udhëtuan me një fluturim të kompanisë KLM, ku ndodhej edhe një grua që më vonë humbi jetën nga hantavirusi në Johannesburg, kanë kaluar tranzit në Rome dhe janë vënë nën monitorim nga autoritetet italiane shëndetësore. Lajmi u bë i ditur nga Ministria italiane e Shëndetësisë, e cila theksoi se rreziku i transmetimit të virusit në Evropë mbetet shumë i ulët. Sipas deklaratës zyrtare, janë aktivizuar procedurat e vlerësimit të rrezikut, mbikëqyrjes dhe koordinimit shëndetësor, në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare. Autoritetet italiane u referohen edhe vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilat e konsiderojnë rrezikun për popullatën e përgjithshme “të ulët” në nivel global dhe “shumë të ulët” në Evropë. Sipas ministrisë, katër pasagjerët mbërritën në Itali me një fluturim...
Burimi:
top-channel.tv