“Ishim një orë larg një sulmi të ri ndaj Iranit”, Trump: Teherani ka 2 ose 3 ditë kohë që të ulet në tryezën e negociatave

“Ishim një orë larg një sulmi të ri ndaj Iranit”, Trump: Teherani ka 2 ose 3 ditë kohë që të ulet në tryezën e negociatave

Një valë e re sulmesh ndaj Iranit u shmang në minutën e fundit, tha Donald Trump, i cili pranoi dje se Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kërkuan atij të përmbahej. Ne ishim një orë larg sulmit, tha presidenti amerikan sot, ndërsa vizitoi vendin ku po ndërtohet salla e ballove e Shtëpisë së Bardhë. Ai gjithashtu pretendoi se iranianët po luten për një marrëveshje. “Shpresoj se nuk do të na duhet të shkojmë në luftë, por ndoshta duhet t’u japim një goditje tjetër të madhe. Mund t’u japim një goditje tjetër të madhe, do ta mësoni së shpejti”, tha Trump. I pyetur se sa ditë ka Irani për t’u ulur në tryezën e negociatave, Trump u përgjigj se janë dy ose tre...