Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani shtrohet në spital, zëdhënësi: Në gjendje kritike për jetën
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ndodhet në gjendje kritike, por të qëndrueshme në spital, konfirmoi zëdhënësi i tij, Ted Goodman. Në një deklaratë publike, ai theksoi se 81-vjeçari “është një luftëtar”, ndërsa nuk u dhanë detaje mbi arsyet e shtrimit në spital.Pak ditë më parë, gjatë emisionit të tij “America’s Mayor Live” në platformën X, Giuliani kishte përmendur se zëri i tij ishte i dobësuar dhe u pa duke kollitur disa herë gjatë transmetimit. Programet e tij të fundit në televizion janë ndërprerë, ndërsa ai kishte munguar edhe në disa episode gjatë muajit prill.Reagime nuk kanë munguar nga figura politike në SHBA. Eric Adams i uroi shërim të shpejtë, duke theksuar se kontributi i Giulianit ndaj qytetit “ngrihet mbi politikën”, sidomos për rolin e...
Burimi:
top-channel.tv