Ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vjet burg për pastrim parash

Ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vjet burg për pastrim parash

Bota E Premte, 26 Dhjetor 2025 16:45 Ish-kryeministri malajzian Najib Razak u dënua me 15 vjet burg për shpërdorim pushteti dhe pastrim parash, në lidhje me skandalin e korrupsionit të fondit shtetëror 1MDB, një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në botë. Gjykata e rangut të lartë e shpalli fajtor për 25 akuza, ndërsa dënimet u bashkuan në një total prej 15 vjetësh. Razak, i cili ndodhet në burg që nga viti 2022 pas një dënimi tjetër për korrupsion, u akuzua për abuzim sistematik të pushtetit dhe për përvetësimin e mbi 1 miliard dollarëve në llogari personale. Gjykata hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes për persekutim politik, duke e shoqëruar vendimin me gjoba dhe urdhra për rikuperimin e aseteve të përfituara nga korrupsioni. Skandali 1MDB...