Ish-kryeministri britanik Keir Starmer synon drejtimin e NATO-s, mediat: Aleatët po promovojnë kandidaturën e tij

Ish-kryeministri britanik Keir Starmer synon drejtimin e NATO-s, mediat: Aleatët po promovojnë kandidaturën e tij

Kryeministri britanik Keir Starmer po shqyrton mundësinë për të marrë drejtimin e NATO-s pasi të largohet nga Downing Street, raportojnë mediat britanike. Sipas The Telegraph, Starmer është i interesuar për postin e sekretarit të përgjithshëm të aleancës, i cili aktualisht mbahet nga ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte. Mandati i Rutte përfundon në vitin 2028, përveç rastit kur të 32 vendet anëtare bien dakord për zgjatjen e tij. Raporti thotë se aleatët e Starmer kanë nisur të promovojnë kandidaturën e tij, duke argumentuar se ai gëzon respektin e liderëve europianë, krijoi marrëdhënie të afërta me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe la përshtypje pozitive gjatë samitit të G7, të mbajtur në fillim të këtij muaji. Megjithatë, sipas The Observer, marrja e këtij posti nuk do të jetë...