Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin

Emiratet e Bashkuara Arabe përjetuan një natë tensioni të lartë pasi Irani ndërmori sulme me dronë dhe raketa ndaj qyteteve Dubai dhe Abu Dhabi, duke rritur më tej frikën për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, ushtria izraelite ka sinjalizuar hyrjen në një fazë të re të operacioneve ushtarake kundër Iranit. Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjenerallejtënant Eyal Zamir, deklaroi se pas sigurimit të superioritetit ajror, Izraeli është gati të kalojë në fazën tjetër të luftës. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë masa sigurie në rajon, duke pezulluar funksionimin e ambasadës së tyre në Kuvajt, në një lëvizje që vjen mes rritjes së tensioneve dhe shqetësimeve për përhapjen e konfliktit. Edhe Tel Avivi është vënë...