Irani zgjedh pasardhësin e Ali Larijanit në krye të Sigurisë Kombëtare, kush është i besuari i ri i Teheranit
Mohammad Bagher Zolghadr TEHERAN- Irani ka zgjedhur pasuesin e ish-zyrtarit të lartë të sigurisë, Ali Larijani, i cili u vra në një sulm më 17 mars. Mohammad Bagher Zolghadr, ish-komandant i Gardës Revolucionare është emëruar si kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Zolghadr ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, përfshirë detyrën e zëvendëskomandantit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), zëvendësministrit të Brendshëm për çështjet e sigurisë, zëvendëskryetarit të gjyqësorit, si dhe sekretarit të Këshillit të Përshtatshmërisë. Zolghadr aktualisht shërben si Sekretar i Këshillit të Vlerësimit të Përshtatshmërisë, një organ kyç që këshillon udhëheqjen supreme të Iranit. Gjatë viteve, ai ka mbajtur disa role të larta brenda establishmentit politik dhe të sigurisë së vendit. Ky emërim vjen në një moment delikat për...
Burimi:
zeri.ai