Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pasi Teherani lëshoi raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj objekteve radarike iraniane. Sipas Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), shtatë raketa u lëshuan nga Irani, por gjashtë prej tyre u interceptuan, ndërsa e shtata nuk arriti objektivin. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme. Agjencia shtetërore iraniane IRNA bëri të ditur se objektivat e sulmit ishin baza ajrore Ali Al Salem në Kuvajt dhe selia e Flotës së Pestë Amerikane në Bahrejn. Megjithatë, CENTCOM mohoi që selia e flotës të ketë pësuar dëmtime. Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) deklaroi se sulmet ishin një kundërpërgjigje ndaj goditjeve të kryera më herët nga...